Migjen Basha transferohet te ish-skuadra e Besart Berishës
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha është transferuar në Australi te Melburne Victory.
32 vjeçari shkon në kontinentin e largët pasi kaloi një sezon te skuadra greke, Aris Selanik.
Mesfushori mbrojtës tashmë do të mundohet të vazhdoj rrugën e Besart Berishës, ku është golashënuesi më i mirë në A League.
Trajneri i skuadrës, Marco Curz është shprehur i lumtur për transferimin e Bashës te skuadra e tij.
“Jam shumë i kënaqur që shtoj një tjetër ndërkombëtar me një përvojë të tillë në skuadrën tonë,” tha Kurz në një deklaratë.
Basha ka qenë pjesë e disa skuadrave të Serie A si Frosinonem Atalanta dhe Torino derisa një pjesë të karrierës e ka zhvilluar edhe në Zvicër. /IndeksOnline/