Migjen Kelmendi i bashkohet PDK-së
Publicisti dhe artisti kosovar, Migjen Kelmendi i është bashkuar PDK-së.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.
Ky është postimi i Veselit bërë në Facebook:
“Të gjitha rrugët çojnë në PDK.
Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me
publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe. Gjurmët e tij tani do
t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë.
PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemëve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!

