Mihajloviç del nga spitali, kjo është gjendja e tij

Trajneri serb, Sinisa Mihajloviç është liruar nga spitali pas përfundimit të terapisë.
Trajneri i Bolognas la Institutin e Hematologjisë Seragnoli në Bolonjë pasi iu nënshtrua terapisë së planifikuar antivirale e që e cila rezultoi pozitive, transmeton Indeksonline.
Sipas mjekëve që e trajtuan, gjendja e tij është shumë e mirë.
Ai u diagnostikua verës me leukemi ndërsa luftoi disa muaj për ta mposhtur këtë sëmundje./Indeksonline/