75 Mall Live Search
15:12 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mihajlovic gati ta mposht leukeminë, del nga spitali dhe bën menjëherë gjestin nacionalist

Trajneri serb, Sinisha Mihajlovic është larguar sot nga spitali pas ciklit të tretë të shërimit nga leukemia. Ka qenë bashkëshortja e tij, Ariana ajo që ka publikuar fotografinë e parë të lirimit të Sinishas nga spitali.

Trajneri i Bolonjës ndodhej në pavionin e hematologjisë në spitalin Sant Orsola.

Raportohet se 50 vjeçari do të rikthehet shumë shpejt në pankinën e Bolonjës.

Mihajlovic njihej si sportist nacionalist, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe sot ku ka ngritur tre gishta pas daljes nga spitali./Indeksonline/