75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Mihajlovic tregon të vërtetën e sherrit në Romë

Para finales së Kupës së Italisë, jashtë stadiumit Olimpico trajneri i Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, u filmua nga kamerat e RAI-t duke ofenduar dhe duke tentuar të konfrontohej me dikë, ndërkohë që policët e ndalën.

U mendua se ndonjë tifoz lacial e provokoi, diçka e çuditshme, duke ditur që Mihajlovic ka luajtur për shumë vite dhe është mjaft i dashur për tifozët e Lazios.

Megjithatë, sot trajneri serb ka zbuluar të vërtetën, sepse ajo e që nervozoi ishte një frazë ofenduese nga një polic, version që më herët u mbështet edhe nga bashkëshortja e tij në një mesazh në Instagram.

“Jo, çfarë tifozi lacial? Mua më ofendoi një polic! Është një turp i madh të dëgjosh edhe ‘cigan m**i’ në stadium nga tifozët kundërshtarë. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë spiker stadiumi të bëjë thirrje që të ndalen këto kore.

“Nuk pranoj që të më drejtohet ashtu një polic, me uniformë, i cili duhet të bëjë që të respektohet rendi, jo të sulmojë dhe të ofendojë. Kjo më bëri të reagoja ashtu”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Policia e Romës: “Jemi të keqardhur dhe të revoltuar për atë ngjarje, por pretendimet në Instagram nga bashkëshortja e Mihajlovic, sipas së cilës një polic ishte përgjegjës, është diçka e rëndë, që nxit urrejtjen ndaj forcave të rendit, edhe pse nuk janë kryer ende verifikimet e nevojshme. Policia është në dispozicion për të regjistruar denoncimin, nëse familja Mihajlovic është e sigurt për ato që deklaron”.