75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Mihrije Braha 52 vjeç, me gjeste si 20-të

Ishte një nga këngëtaret më të popullarizuara në vend para dy dekadash. Por, gjërat kanë ndryshuar dhe Mihrije Braha tani i takon së kaluarës.

Megjithatë, këngtëarja kosovare s’e ka në plan të dorëzohet. Së paku jo me fotografi që i ngjallin asaj emocionin e dikurshëm.

Është 52 vjeç, por që fotot e Mihrijes nganjëherë ngjasojnë me fotot e disa adoleshenteve.

Këto të fundit e vërtetojnë këtë më së miri. Gruaja e Naim Abazit shfaqet mbi veturë në pozicione të ndryshme.

Herë me maskë e herë pa maskë, herë në drejtim të jugut, e herë të lindjes, Mihrija vazhdon të jetë në kërkim të “Like”-ve./Indeksonline/