20:44 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / AR

Mihrije Braha: Jam njeri me këmbë në tokë

Këngëtarja shqiptare Mihrije Braha nuk heziton të flas për jetën e saj private.

Ajo gjithmonë tregon thjeshtësinë që ka, ku përkundër famës thotë se është ‘njëri me këmbë për tokë’, shkruan Indeksonline.

Në një emision ‘Ftesë në 5’, ajo u shpreh se përkundër që mund ta udhëtoj në vende të ndryshme të botës, gjithmonë e viziton edhe Shqipërinë.

“Edhe unë jam njeri i rëndomtë Fisnik, ti e di që unë jam me këmbë në tokë. Nuk jam nga ata njerëz që s’ kanë ku të lenë paratë, por theksova që kudo shkoj, pa kaluar 2-3 ditë në bregdetin shqiptar nuk hyj dot në sezonin e dimrit”, tha ajo./Indeksonline/