75 Mall Live Search
11:56 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Mihrije Braha: Tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar koronavirusin

Emra të njohur në botë por edhe në vend po bëjnë vazhdimisht thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, si një prej formave kryesore parandaluese.

Këtë e ka bërë edhe këngëtarja Mihrije Braha, e cila inkurajon njerëzit të qëndrojnë brenda për të shpëtuar jetë, teksa theksoj se sot është bërë 1 muaj që kur ajo është vet-izoluar.

“Nëse keni ëndërru me qenë ushtar për të luftuar, tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar Covid-19. Rri n’shpi ose knaqu n’shpi e shpëto jetë”, ka shkruar Mihrija.

Kujtojmë që, Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka ndërmarrë masa të reja që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të cilët mund të lëvizin në bazë të numrit të parafundit të numrit personal vetëm 1 orë e gjysmë në ditë./Indeksonline/