14:20 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Mijëra aplikacione Android do të pushojnë së punuari

Për shkak të sistemit të ri Android P do të pushojnë së punuari aplikacionet e vjetra, të cilat nuk janë të përditësuara që prej versionit Android Jelly Bean.

Versioni i fundit i mbështetur API në sistemin operativ Android P është 17 që përfaqëson aplikacionet për Android 4.2 Jelly Bean dhe më të reja.

Të gjitha aplikacionet që janë më të reja dhe që nuk janë përditësuar do të marrin mesazhin në sistemin operativ Android P: “Ky aplikacion është i bërë për versionin e vjetër të Androidit dhe mund të mos punojë mirë. Provoni të azhurnoni ose drejtojuni programuesit”.

Nëse programuesit nuk azhurnojnë aplikacionet e veta deri në paraqitjen e sistemit operativ Android P, ato mund të pushojnë në punuari përgjithmonë në këtë sistem. Në pyetje janë një numër i madh prej disa mijërash, por nuk ka të dhëna të sakta./Indeksonline/