Mijëra bletë sulmuan Alcarazin dhe Zverevin, shfaqet një “hero” dhe i largon nga fusha

Dje gjatë ditës, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai gjerman Zverev mezi zhvilluan ndeshjen për shkak të mijëra bletave të shfaqur në fushë.
Madje një tubë e madhe bletësh penguan edhe kamerën kryesore, prandaj ndeshja u shty për pak minuta, shkruan Indeksonline
Një “hero” në tribuna u shfaq dhe largoi të gjitha bletët duke lejuar zhvillimin e ndeshjes.
Të gjithë tifozët dëshironin të bënin foto me “heroin”, duke i harruar dyshen Alcaraz dhe Zverev.
Ndeshjen e fitoi Alcaraz me rezultatin 2:0 në sete, 6-3 dhe 6-1./Indeksonline/