Mijëra euro për të furnizuar kafshët e FSK-së me ushqim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pak ditë më parë ka arritur të finalizonte një tjetër tender me kontratë.
Këtë herë, për tenderin: “Furnizimi me ushqim për kafshë, për nevoja të FSK-së”, janë ndarë hiç më pak se 15 mijë euro.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se furnizimi në fjalë do t’u kushtojë 14 mijë e 850 euro, shkruan IndeksOnline.

Në përshkrimin e shkurtër, i lëndës së kontratës thuhet:
“AK i MM-se ka për qellim qe te lidhe një kontratë kornizë 36 muajsh, me një OE qe do te ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional të kryej këto lloje të furnizimeve (ushqim i thatë, si dhe ushqim i lëngeshem i konservuar), sipas kërkesës dhe nevojave të AK, në perputhje të plotë me specifikat teknike të dhëna në DT aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshem ). Sasia indikative e parashikuar për tre vite është ushqim i thatë 250 kg, si dhe ushqim i lëngeshem i konservuar 400-450 gr 1000 cop, kurse afatet e liferimit pas çdo urdherblerje jo me shum se 30 ditë”.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Artius Group” SH.P.K.
Ndërkohë, që bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë, ka qenë po ai i cili edhe është finalizuar. /IndeksOnline/