Mijëra euro për tu furnizuar me Mikropllaka, Mikrokartela si dhe Serume për Grupe të Gjakut

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë, jo pak të kushtueshme.
Këtë herë, me anë të një tenderi do të bëhet furnizimi me Mikropllaka, Mikrokartela si dhe Serume për Grupe të Gjakut.

Bazuar në tenderin e publikuar nga Prokurimi, kohëzgjatja e kontratës është bërë për 36 muaj, transmeton IndeksOnline.
Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 760.000,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për 758.951,24 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “KEIS(KOSOVA EX.IMP.SUPPLY PHARMACEUT)”SH.P.K.
Tutje, në këtë kontratë nuk është treguar numri i saktë i produkteve të kërkuara nga ana e Qendres Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. /IndeksOnline/