13:24 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mijëra kosovarë drejt bregdetit, trafik dhe radhë të gjata në Rrugën e Kombit

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë kaluar pikën kufitare të Morinës për të mbërritur në bregdet në fundjavën e parafundit të gushtit.

Numri i lartë i mjeteve ka bërë që trafiku në Rrugën e Kombit të jetë i rënduar, sidomos në aksin Kukës-Morinë, ku radha është bërë kilometrike.

Automjete private dhe ato të transportit publik kanë qenë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, vargun e gjatë për të kaluar në pikën kufitare të Morinës e kanë krijuar pikat e kontrollit, të cilat në shumë raste punojnë me staf te reduktuar.