75 Mall Live Search
21:24 / E Premte, 16 Janar 2026 / MSH1

Mijëra përdorues raportojnë probleme me platformën ‘X’

Problemet të shumta janë regjistruar pasi shumë përdorur nuk kanë mundur të aksesojnë në platformën “X”.

Më shumë se 68,000 përdorues raportuan probleme me platformën deri në orën 10:11 të mëngjesit, sipas DownDetector.

Shumica e problemeve (56%) u raportuan me aplikacionin e X, ndërsa 33% raportuan probleme me aksesin në faqen e internetit të platformës dhe 10% të tjera raportuan probleme me lidhjen e serverit.

Raportet për probleme në disa shtete si Anglia, SHBA-ja, Kolumbia, Meksika, Malajzia, Turqia dhe shumë të tjera, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim nga kompania.

X pësoi një ndërprerje të ngjashme dhe të përhapur në nëntor, kur dhjetëra mijëra përdorues raportuan mesazhe gabimi si “Gabim i brendshëm i serverit”.