13:55 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Mijëra punëtorë në Australi mungojnë në punë me arsyetimin se janë të sëmurë për ta shikuar fillimin e “Game of Thrones”

Pronarët e kompanive në Australi kanë marr kërkesa për pushim shëndetësor nga ana e stafit, për shkak se episodi i parë i serisë më të famshme ‘Game of Thones’ transmetohet këtë të hëne.

Seriali më i popullarizuar i HBO transmeton episodin e parë të sezonit të tetë me radhë që pritet të shënojë një eveniment historik në televizion.

Episodi i parë është i fokusuar në një botë mesjetare të quajtur “Westeros”, fillimisht transmetohet në Australi në orën lokale 9:00 dhe 11:00, varësisht nga shtetet perëndimore apo lindore të atij kontinenti, kur punëtorët zakonisht ndodhen në orarin e tyre të punës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

E për këtë arsye pronarët e kompanive të ndryshme presin mungesa të mëdha në punë, raporton The West Australian.

“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore duke kërkuar pushim dhe në mënyrë jo ligjore duke gënjyer se janë të sëmurë, mund ta them se do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë pushim për ta shikuar ‘Game of Thrones’, sepse është e hënë dhe u konvenon ashtu”, ka thënë menaxheri i një kompanie.

Ai gjithashu ka këshilluar punëtorët që të mos gënjejnë se janë të sëmurë, por t’u kërkojnë shefave të tyre që të jenë me fleksibilë, duke filluar më herët apo duke e përfunduar punën më vonë.

Seriali “Game of Thrones” është i përshtatur nga koleksioni i novelave të George R. R. Martin, seria u bë e popullarizuar në gjithë botë që nga sezoni i parë në vitin 2011.