75 Mall Live Search
10:09 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / B O

Mijëra qerpikë fals tentojnë t’i fusin përmes aeroportit

Tre mijë palë qerpikë të rremë janë sekuestruar zyrtarët e kufirit në SHBA pasi panë se ishin importuar ilegalisht nga Kina në New Orleans.

Katër kuti të kapura të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Louis Armstrong” në New Orleans ishin të destinuara për një dyqan furnizues për lokalet e bukurisë, thanë zyrtarët.

Ata nuk ishin miratuar nga Administrata Federale e Ushqimit dhe Barnave dhe nuk ishin etiketuar me emrin e distributorit ose emrin e prodhuesit, raporton AP.

Kjo do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të treguar nëse qerpikët ishin ekspozuar ndaj sëmundjeve gjatë prodhimit ose nëse ato ishin ruajtur si duhet dhe ishin mbajtur larg zonave të infektuara nga insektet.

Qerpikët e rremë mund të bëhen nga produkte sintetike dhe ngjiten me ngjitës, dhe materiale të parregulluara ose të rrezikshme që mund të çojnë në reaksione alergjike, acarim të syve ose më keq.

Zyrtarët kanë thënë se kjo ishte dërgesë shumë e madhe me çfarë kanë sekuestruar deri tash.