75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Mijëra qytetarë marrin pjesë në varrimin e policit nga Istogu, Skënder Gorqaj

Mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit policit nga Istogu, Skënder Gorqaj.

Në varrimin që u mbajt në Banjë të Istogut, morën pjesë shumë qytetarë nga mbarë Kosova, pjestarë të Policisë së Kosovës dhe institucione lokale e qëndrore.

Gorqaj ka vdekur dje papritmas pas një sulmi në zemër që pësoi në mesditën e të mërkurës.

Ky është polici i dytë nga Istogu që ka ndërruar jetë brenda një jave pasi që pak ditë më parë u vra në detyrë, Izet Demaj./Indeksonline/