Mijëra raste të koronavirusit s’u raportuan në MB, shkak një gabim në Excel

Autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se gati 16.000 raste të koronavirusit në Angli nuk u raportuan brenda një ave për shkak të një gabimi në IT, që do të thoshte se më shumë se mijëra njerëzve nuk u është thënë të vetë-izolohen pasi patën kontakt me individë të infektuar.
Shëndeti Publik i Anglisë (PHE), i cili përmbledh infeksionet e Covid-19, humbi 15.841 raste të reja mes 25 shtatorit dhe 2 tetorit, njoftoi të dielën organi qeveritar, shkruan Business Insider, transmeton Indeksonline.
Gabimi u raportua të jetë shkaktuar nga tabela e Excel, e përdorur për të përpiluar datën duke arritur kufirin e saj të të dhënave.
Kështu rastet e reja të përditshme ishin dukshëm më të larta nga sa dukeshin fillimisht, që do të thotë përhapja e infeksionit në të gjithë Anglinë duket të jetë dukshëm më e lartë sesa ishte raportuar fillimisht./Indeksonline/