Mike Tyson i tregon publikut se sa shumë është përgatitur para meçit ndaj Jake Paul-it

Legjenda e boksit, Mike Tyson u paraqit në ring me trajnerin e tij duke i treguar botës se sa shumë është përgatitur për meçin e tij.
Tyson do të përballet me Jake Paul-in, ish-youtuberi i njohur i shëndërruar në boksier, shkruan Indeksonline
58-vjeçari në ring para shumë shikuesve, tregoi se sa shumë është përgatitur për meçin ndaj Paulit që do të zhvillohet më 15 nëntor.
Në stadiumin “Arlingon” në Teksas, dyshja do të shfaqen në ring për të dhuruar spektakël të vërtetë.
Jake Paul i cili u bë boksier nga Youtube, ka zhvilluar 11 meçe profesionale në boks, ka fituar në 10-të dhe ka humbur në një luftë./Indeksonline/
🚨58 Year old Mike Tyson DESTROYING the pads & impressing at the open workout‼️
— Boxing Kingdom (@BoxingKingdom14) November 13, 2024
Can Jake Paul take this power?
📽️ @MostVpromotions pic.twitter.com/qrUuzS4dVa