75 Mall Live Search
19:58 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Mike Tyson në autobiografinë e tij: Përdorja “organ” të rremë për të evituar testet e drogave

Mike Tyson vazhdon të tregojë histori nga e kaluara e tij. Ish-boksieri njihet si një person për bëmat e tij jashtë ringut, ndërsa në autobiografinë e tij të vitit 2013 Tyson rrëfen se përdorte penis artificial për të evituar dopingun në trupin e tij gjatë kohë që përdorte kokainë dhe marijuanë. Duke folur me mediat lokale, ish-kampioni i botës thotë se ka përdorur urinën e ish-gruas së tij Monica Turner, madje edhe të fëmijës së tij për të evituar skualifikimin. “Ishte i mrekullueshëm,” thotë Tyson për aparatin e falsifikimit.

“Hidhja në të urinën e bebes time, ose të gruas, edhe pse nganjëherë kisha frikë se do të dilte pozitive nëse bënin testin e shtatzënisë. E kisha dëgjuar që kishte ndodhur edhe më parë me të tjerë”, shton ai. Por rikthimi i Tyson në ring është kritikuar prej moshës së tij 54 vjeçare. Ai vetë thotë se nuk është i vjetër për të luftuar.

 “I vjetër? Kjo fjalë për mua nuk ka kuptim. Kjo është çka ne duam të bëjmë. Nganjëherë zotët e luftës ringjallen, nuk do ta bëja nëse nuk do të isha i gatshëm, luftoj në ring nëse i përgatitur, nëse jo, nuk e bëj”.