75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Mike Tysoni fans i Turqisë, u dërgon dhuratë lojtarëve në Gjermani

Kombëtarja e Turqisë është duke bërë paraqitje fantastike në Euro 2024, duke siguruar kështu edhe çerekfinalen.

Boksieri legjendar, Mike Tyson, ia ka dërguar një dhuratë futbollistëve turk në Gjermani, shkruan Indeksonline

Mike Tysoni i ka firmosur një palë doreza dhe ia ka dërguar futbollistëve të Montellas.

Në shenjë respekti, futbollistët e Kombëtares së Turqisë ia kanë dërguar një fanellë të firmosur nga gjithë futbollistët.

Kujtojmë që Kombëtarja e Turqisë të shtunën luan ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës./Indeksonline/