Mikel Arteta arrin marrëveshje të re me Arsenalin

Trajneri spanjoll, Mikel Arteta ka arritur marrëveshje të re me Arsenalin.
Gazetari i njohur i “The Athletic”-ut, David Ornstein raporton se trajneri spanjoll ka arritur marrëveshje të re trevjeçare me “topçinjtë”, shkruan Indeksonline
Arteta kishte ofertë vetëm deri në vitin 2025, andaj tani do t’i vazhdohet deri në vitin 2027.
42-vjeçari ndryshoi objektivat e Arsenalit prej se u emërua trajner te klubi londinez.
Sezonin e kaluar, Arsenali ishte afër të bëhej kampion në Premier League, kurse këtë edicion synon të dërgoj titullin kampion në Londër./Indeksonline/
🚨 EXCLUSIVE: Mikel Arteta agrees new three-year contract as Arsenal manager. 42yo Spaniard was into final 12 months of previous deal but any uncertainty now removed – fresh terms run until 2027. Huge boost for #AFC before north London derby @TheAthleticFC https://t.co/DbLHtFQpEx
— David Ornstein (@David_Ornstein) September 12, 2024