75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 08 Maj 2025 / G T

Mikel Arteta i fortë me deklarata: Ekipi më i mirë humbi!

Skuadra e Paris Saint-Germain shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit mbrëmë, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Trajneri spanjoll, Mikel Arteta, pas ndeshjes dha një deklaratë interesante, shkruan Indeksonline

Ai tha se skuadra e tij ishte më e mira në fushë dhe e meritoi fitoren.

“Skuadra më e mirë humbi, sipas mendimit tim, sidomos në 160 minuta. S’po e them vetëm unë këtë, por edhe stoli i PSG-së më tha pas ndeshjes”, u shpreh Mikel Arteta

Kujtojmë se Arteta dhe Arsenali kanë mbetur pa asnjë titull këtë sezon edhe pse ishin në garë në katër kompeticione./Indeksonline/