75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / G T

Mikel Arteta: Për të shkuar në finale na duhet diçka speciale në Paris!

Skuadra e Arsenalit mbrëmë u mposht minimalisht 0:1 ndaj Paris Saint-Germain, në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League, e zhvilluar në stadiumin “Emirates”.

Trajneri spanjoll, Mikel Arteta pas ndeshjes tha se skuadra e tij duhet të bëjë diçka speciale në Paris nëse synon të kualifikohet në finalen e madhe të Mynihut, shkruan Indeksonline

“Nëse ju dëshironi të jeni në finale të Ligës së Kampionëve, duhet të bëni diçka speciale. Kështu që neve na duhet diçka e tillë në Paris”, u shpreh Arteta pas ndeshjes.

Javën e ardhshme, PSG-ja e pret në shtëpi Arsenalin, në stadiumin “Parku i Princave” ku do të përcaktohet finalisti./Indeksonline/