Mikel Arteta: Shembull nga Saka, pas golit shkoi dhe falënderoi mjekët e klubit

Sulmuesi i krahut të Arsenalit, Bukayo Saka mbrëmë u rikthye në fushë pas një lëndimi që e kishte pësuar muaj më parë, duke munguar në shumë ndeshje.
Saka mbrëmë ndaj Fulhamit shënoi gol, duke bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga lëndimi në stadiumin “Emirates”, shkruan Indeksonline
Mikel Arteta pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me reagimin e Saka-s, i cili shkoi te mjekët e klubit pas golit të shënuar.
“Shembull i mirë nga Saka. Pasi shënoi gol ai shkoi dhe i falënderoi mjekët e klubit, për atë që bën gjatë kohës sa ishte i lënduar. Ai ngriti energjinë në stadium”, u shpreh Arteta.
23-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 11 asiste në Premier League./Indeksonline/