75 Mall Live Search
20:21 / E Diele, 16 Mars 2025 / G T

Mikel Arteta “tallet” me Chelsean: Ata kanë sulmin më të mirë në Premier League…!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pasi mposhti Chelsean me shifrat minimale 1:0 në javën e 29-të në Premier League u paraqit në konferencë për media.

Spanjolli dha një deklaratë që po diskutohet shumë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Ai tha se Blutë e Londrës kanë sulmin më të mirë në Premier League.

“Chelsea është skuadra me sulmin më të mirë në Premier League, madje janë larg”, ka thënë Arteta

Gjatë këtij sezoni, Chelsea ka shënuar 53 gola, aq sa ka edhe Arsenali./Indeksonline/