75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / KV

Mikel Arteta zgjedhet trajneri më i mirë i Premierligës

Mikel Arteta është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2025/26 në Premierligë, pas suksesit historik me Arsenalin.

Trajneri spanjoll e riktheu klubin londinez te titulli kampion pas 22 vitesh pritjeje, duke fituar çmimin për herë të parë që nga marrja e drejtimit të skuadrës në vitin 2019.

Arsenali e mbylli sezonin me 27 fitore dhe mbrojtjen më të mirë në ligë, ndërsa Arteta u bë trajneri i parë në historinë e Premierligës që fiton titullin me një klub ku kishte luajtur edhe si futbollist.

“Topçinjtë” tani synojnë ta kurorëzojnë sezonin me triumf edhe në finalen e Champions League ndaj PSG-së.