75 Mall Live Search
23:08 / E Premte, 05 Korrik 2024 / Gj. Sh

Mikel Merino festoi njëjtë si babai i tij, në stadiumin e Stuttgartit, 33 vite më vonë

Mikel Merino ishte heroi i Spanjës sot në ndeshjen çerekfinale të Kampioantit Evropian kundër Gjermanisë.

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 119-të, duke e kualifikuar Spanjën në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Por festimi i Merions u bë viral në rrjetet sociale, pasi ai kishte kopjuar babain e tij.

Angel Merino festoi në të njëjtën menyrë në të njëjtin stadium në Stuttgart, kur shënoi për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor 1991./IndeksOnline/