75 Mall Live Search
16:28 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Mikela ia shen hajrin “Për’puthen”, bën ndryshim drastik në pamje

Mikela Pupa është konkurrentja më e përfolur nga “Për’puthen”.

Ajo ka arritur të nxis debate të forta mes konkurrenteve të tjerë, duke dashur të triumfojë në çdo situatë, shkruan Indeksonline.

Pjesë e programit të dashurisë është tash e gjashtë muaj, ku duket se brenda emisionit ka gjetur dashurinë.

Mbrëmë në “Për’puthen Prime”, Erjoni u deklarua vetëm për të, duke pasur tani e tutje fokusin vetëm tek njëri-tjetri.

Por, gjatë këtyre muajve ajo ka pësuar ndryshim të madh në pamje, duke bërë disa ndërhyrje të cilat duket se e kanë zbukuruar edhe më shumë.

Duke hulumtuar në rrjetet soociale shihet sesi paraqitja e saj e parë dhe tani ka dallim të madh, duke nisur nga mollëzat, vetullat, buzët dhe dhëmbët./Indeksonline/

No description available.
No description available.
No description available.