75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Mikela zbulon arsyen e ndarjes nga Erioni

Mikela e Erioni ishin njëri nga çiftet më të dashur për publikun.

Por, pas daljes nga “Për’puthen” lidhja e tyre nuk vazhdoi ashtu siç kishin menduar.

Pas ndarjes, dyshja kanë dhënë shpjegim se cilat ishin arsyet e këtij vendimi.

Në një intervistë në “Pardon My French”, Mikela tregoi shkakun.

Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara(daljes). Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Sa dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty. Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra mbi mua”, tha ajo./Indeksonline/