75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mikesha e ngushtë “transformohet” në Jennifer Aniston, për ta uruar aktoren për ditëlindje

Derisa po hyn në dekadën e katërt në industrinë e filmit, Jennifer Ansiton mori shumë urime nga miqtë e saj të famshëm, për ditëlindjen e 51-të.

Por, ishte mikesha e saj e ngushtë, aktorja Cournteney Cox, që e uroj e ndër të parat edhe në një mënyrë mjaft të veçantë, transmeton Indeksonline.

Courteney shfrytëzoj Instagramin për të ndarë një fotografi ku shihej përkrah Jennifer, teksa kishte transformuar dukjen njëjtë si aktorja 51 vjeçare.

Ajo madje kishte vendosur edhe syze për tu kombinuar me një palë të tilla që Jennifer mban.

“Pavarësisht se sa ju mundoheni… është vetëm një Jennifer Aniston. Urime ditëlindja mikesha ime e dashur. Të dua”, shkroi Cox sipër fotografisë./Indeksonline/