75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 04 Prill 2023 / AR

Mikesha ua zbulon sekretin Jorit dhe Luizit

Jori dhe Luizi kanë hedhur hipoteza se njiheshin që jashtë dhe kaq mjaftoi që ata ti bënin çift. Që prej hyrjes së Jorit në shtëpinë e “BBVIP”, afrimiteti i tyre i ka rënë në sy si publikut, ashtu edhe banorëve të tjerë të reality show-t, edhe pse ditët e fundit, me rihyrjen e Kiarës, dyshja sikur është distancuar pak.

Në një pyetësor në profilin zyrtar të Jorit, të cilën e manaxhon një mikeshë e saj, është bërë pyetja. “A ka qenë Jori ish e dashura e Luizit?!” dhe mikesha e kësaj të fundit ka thënë: “Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen e bënë për lojë për banorët”- ka thënë ajo.