Mikrobiologu Lul Raka tregon se kur pritet të jetë fluksi më i madh me koronavirus në Kosovë

Lul Raka, mikrobiologu ka folur rreth asaj se kur pritet të jetë fluksi me të prekurit nga koronavirusi në Kosovë.
Raka ka thënë se pas dy jave presin të rritet numri i të prekurve nga virusi kinez (COVID-19).
‘’Deri pas dy javëve presim të kemi pikun e të infektuarve. Nuk presim që gjatë verës të luftojmë me virusin’’, ka thënë Raka në T7.
Mikrobiologu ka folur edhe për kapacitetet që ka QKUK për tu përballur me këtë virus.
‘’Vetëm Klinika Infektive i ka 120 shtretër. Pa i përfshirë klinikat tjera që kanë shtretërit e tyre. Duhet pasur parasysh një fakt që pjesa më e madhe e personave të prekur kanë pasqyrë të lehtë klinike dhe nëse vjen deri te rritja e pacientëve. Këta me pasqyrë të lehtë mund të izolohen në shtëpi. E dimë që jemi në fazat e para dhe këta pacientët e aprë marrin trajtim të jashtëzakonshëm. Por kur kemi pacientë me pasqyrë të lehtë mund të trajtohen edhe nga shtëpia, dhe ata që mund të bien në kontakt me të tillë mund të mos shfaqin simptoma të rënda’’, është shprehur ai.
Mes tjerash, Raka ka theksuar se kontakti i ngushtë me personat e infektuar mund të ketë pasojë shpërndarjen e virusit vetëm nëse nuk janë përdorur mjete për higjienë.
I pyetur se në çfarë distance mund të shpërndahet virusi në ajr, ai ka thënë se nuk shpërndahet në distanca më të mëdha se dy metra.
Raka bëri thirrje që të përdoren masat mbrojtëse, sidomos maskat që sipas tij janë tejet të rëndësishme për tu mbrojtur nga virusi.
Deri më tani në Kosovë numri i të prekurve nga virusi kinez (COVID-19) ka arritur shifrën 15. Në karantinë janë vendosur komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës e së fundmi edhe e Podujevës.