Mikrofonat ua ndalën – PDK-ja flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit!

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari tashmë disa herë nuk lejon deputetët të bëjnë deklarime.
Përmes letrave, PDK-ja kërkon nga partia e parë që të respektojnë betimin e dhënë të deputetit dhe se Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër.
“Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”!
“Kthehuni në rendin e ditës”!
“Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër”.
“As për një komision për votim të fshehtë”.
“Ju lutem thërrisni arsyes”!
“Mos e cenoni demokracinë”!
“Mos e mbani peng Kosovën”!
“Ju edhe mundeni me na ndal mikrofonin”!
“Por zanin tonë nuk mundeni me ndal asnjëherë”!