75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / H F

Miku i Azem Sylës: Shpresim Uka nuk është dhëndër i Sylës, s’po duan ta lënë të qetë as në pleqëri!

Ish-i dënuari në rastin “Bllaca”, Shpresim Uka, ka ngjallur një debat të madh në vend. Deklaratat e tij në emisionin “Debat Plus” për vrasje, implikime dhe përmendja e Azem Sylës ka bërë që të reagojë miku i Azem Sylës, Qëndrim Kryeziu.

Në një intervistë për Indeksonline-n, ai thotë se Shpresim Uka nuk është dhëndër i Azem Sylës.

“Ai është dhëndër i Ahmet Zogianit. Azemi e ka sjellë lirinë në Kosovë, është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njerëzit që kanë ngrënë dhe kanë pirë me Serbinë duan ta denigrojnë figurën e Azem Sylës”, thotë ai.

Më poshtë, ndiqeni intervistën e plotë: