11:12 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka: Ata që janë kundër demarkacionit po i krijojnë luks politik Listës Serbe

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është deklaruar pak para nisjes së seancës për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Zeka ka thënë se personalisht si deputet konsideron se çdo deputet i Kuvendit të Kosovës i cili do të jetë kundër demarkacionit është poashtu kundër lirisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Ka pas bisedime për demarkacionin sa i përket Listës Serbe që disa mendojnë se po varemi nga Lista Serbe dhe mendoj se ata që janë kundër po ia krijojnë luksin politik Listës Serbe me bë hajgare me proceset e  Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Zeka, transmeton Indeksonline.

“Ata e kanë nënshtetësinë e dyfishtë, kanë pasaporta dhe mund të lëvizin lirshëm pa asnjë problem ,të vetmin hobi e kanë në Parlament me lujt me ndjenjat e qytetarëve dhe të ardhmen e Kosovës.U bëj thirrje deputetëve të Vetëvendosjes, ata që kanë arsye dhe logjikë politike dhe rezonim kombëtarë dhe vizion për të ardhmen që të na bashkohen në këtë votim dhe ta kalojmë këtë ngërç politikë dhe këtë ngulfatje që ia kemi bërë popullit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës qe tri vite”, ka përfunduar Zeka./Indeksonline/