75 Mall Live Search
11:35 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka e merr vajzën e vogël në seancë (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka bërë sot një veprim jo të zakonshëm në Kuvend.

Ai në seancën e sotme ka marrë  me vete vajzën e tij me të cilën është ulur në sallën  e Kuvendit.

Duket se Zeka   është frymëzuar nga veprimi i një deputeteje  të Kuvendit të Australisë, atë të  senatores së Queensland, Larissa Ëaters, e cila kishte marrë me vete vajzën e saj dy-muajshe në Parlament dhe e ushqente me gji.

Megjithatë, Zeka në vend të gjirit, shihej teksa i jepte vajzës së tij, ujë.

Temat: