75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / A. M.

Milaim Zeka i del në mbrojtje Valon Sylës, pas sulmit fizik!

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje gazetarit, Valon Syla, pasi u sulmua fizikisht në qendër të Prishtinës.

Kemi ndertu nje shoqeri talibane

Turp te sulmohet njeriu per mendimin e tij

Para disa javesh, tek po dilja nga nje emision i nates, pash moderatorin me nje revole ne brez. Po kjo, i thash. Ti nuk po kupton se ku po jetojme?!. Keshtu me tha dhe deri ne shtepi kam shku tuj u mendu, se me te vertete shoqeria jone eshte talibane ne mendim, dhe veprim.

Adem Demaçi, ne vitin 1958, ne romanin e tije “Gjarperinjte e gjakut”, shqipetarin e pati krahasuar me gurin brincak. -Merre e shtype qysh dush, lloq prej tij nuk mundesh me maru, shkruante Demaçi. Tash po e kuptoj se çka ka desht me thane. Çoje shqiptarin ne Gjermani, tri vrasje te grave brenda nje muaj. Çoje ne Skandinavi, atje ku sharja e nenes as qe ekziston ne fjalorin e gjuheve, prapë shqipetari i lindur e i rritur atje, jo qa ta shane nenen, po edhe krejte te ftuarit e dasmes t’i shane. Me liber shtepie ma.

Krshtu ia bane edhe Valonit te shkrete. Nuk lane kend pa ja sha talibanet e mendimi te lire. Sot edhe e goditen fizikisht. Valoni nuk eshte njeri qe leshohet ne akuza, ai vetem e sheh boten permes dioptrise personale. Pse nuk guxojme me hap debat se si po sillet diaspora ne Kosove, e qysh sillet perjashta?!

Ne duhet te protestojme kunder organeve te drejtesise dhe te kerkojme denim te merituar per ata qe si qyqare perdorin forcen ndaj mendimit.

Une jam me Valonin dje, sot dhe neser. Une respektoj mendimin e tij, me te cilin edhe nuk pajtohem!