75 Mall Live Search
13:04 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Milaim Zeka i shtrirë në QKUK pas infektimit me Covid19, ankohet që s’mund të votojë

Ish- deputeti, Milaim Zeka aktualisht ndodhet në Klinikën Infektive të QKUK-së, kjo pasi ai ka rezultuar pozitiv me Covid19.

Sipas tij organizimi i zgjedhjeve nuk ka qenë në nivelin e duhur.

“Mirë, kam komplikime me frymarrje, apelojë që mos me u tall me koronavirusin ashtu siç po tallen politikantë. Jam i bindur se kemi me u përballë me një kolaps total, është gjynah neglizhenca e klasës politike në raport me personelin shëndetësor”, ka thënë ai për Klan Kosova, transmeton IndeksOnline.