13:04 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka në bisedë telefonike, si i mblodhi Albin Kurti 140 mijë euro në Gjermani

Deputeti i Nismës për Kosovës, Milaim Zeka vazhdon të jetë pjesë e bisedave të dyshimta telefonike. Organet kompetente i kanë konfiskuar telefonin Zekës nga i cili po dalin biseda të ndryshme.

Indeksonline ka siguruar bisedën telefonike që deputeti Zeka e kishte me një biznesmen kosovar që jeton në diasporë. Personi në fjalë (emër i njohur për redaksinë) ishte përkrahës i Vetëvendosjes, por që i pakënaqur nga zhvatja e madhe që iu është bërë, biznesmeni rrëfehet në telefon në bisedën me Milaim Zekën.

Ai tregon se si Albin Kurti para balotazhit në nëntor të vitit të kaluar, kishte shkuar në Frankfurt të Gjermanisë duke iu kërkuar biznesmenëve para. Nga një tubim që përmendet në bisedë, ishin mbledhur 140 mijë euro.

Biznesmeni thotë se Kurti kishte kërkuar para edhe për komisionerë, por që Zeka dëgjohet duke i thënë se komisionerët i paguan shteti, pasi që për këtë paguan 8 milionë euro. /Indeksonline/