Milaim Zeka nis fushatën, viziton fshatin që po rrezikon “të zhduket”
Milaim Zeka ka nisur turin e para fushatës nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Zeka, i cili u divorcua nga partia e Fatmir Limajt, ka paralajmëruar formimin e partisë më të re në Kosovë me emrin Partia Euro-Atlantike e Kosovës.
Deputeti qëndroi në fshatin Biti të Shterpces ku bashkëbisedoi me banorët e kësaj ane.
Sipas Zekës, ky fshat, per shkak te shkaterrimit te lumit qe po bëhet nga Komuna dhe Ministria e Ambientit, po rrezikon te zhduket, shkruan Indeksonline

“I gjithë fshati, i cili jeton vetem nga bujqësia, do te shpërngulet, pasiqe jeta e tyre varet nga lumi, i cili po shkatërrohet nga një kompani, e cila po tenton te ndërtojë hidrocentral.
I bëjë thirrje Kryeministrit, qe si kryetar i Qeverise, te stopoje këtë shkatërrim ekologjik te natyrës, po edhe banoreve te ketije fshati. Gjithashtu u beje thirrje te gjitha organizatave per mbrojtirn e ambientit, si dhe avokatit te popullit, qe te reagojn para se fshati te shpërngulet”, ka deklaruar Zeka. /Indeksonline/



