75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milaim Zeka promovon partinë e tij, marrin pjesë edhe deputetë nga PDK-ja

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani dhe Ganimete Musliu kanë marrë pjesë në promovimin e Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), të cilën e themeloi Milaim Zeka.

Deputeti Nait Hasani ka thënë se ende do vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por për shkak të raporteve që ka me Milaim Zekën, ka dashur të jetë pjesëmarrës në promovimin e partisë së kolegut të tij.

Në promovimin e PEK-ut, ka marrë pjesë edhe deputetja tjetër e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Redzepi.

Promovimi i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) ka nisur me fjalimin e Hysen Gecajt, një ish-ushtaraku, i cili ka thurur lavde për Milaim Zekën.

Sipas një njoftimi të PEK, partia më e re do të angazhohet për luftimin e hajnisë në Kosovë.