75 Mall Live Search
08:17 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / V R

Milaim Zeka shtrihet në spital

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka është shtrirë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e Zekës, Edlira Qefalija Zeka.

Ajo ka shkruar se kanë pasur një mëngjes me sukses, derisa Zeka shihet i shtrirë në një shtrat të spitalit.

Nuk dihet deri më tani se çfarë probleme shëndetësore ka pasur Zeka që është shtrirë në spital.

Ndërsa ai vet ka shkruar se pas një shqetësimi të gjatë, të shkaktuar nga koha kur ishte në burg në vitin 1981 ka vendosur që të shtrihet në spital. Ai tha se është bërë operacion.