Milaim Zeka takohet me presidentin e Shqipërisë

Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka takon presidentin Bajram Begaj
Ai në profilin e tijë në facebook ka shperndarë fotografinë nga takimi i sotëm.
Takim me Presidentin e Shqiperise
Presidentin e Shqiperise, Zotrin Bajram Begaj, si emer ne fushen e mjekesise, e njohe qysh moti. Ne takimin e sotem, ai me foli per lidhjet e tyre te hereshme me grupet e para ushtarake qe kishin ardhur te ushtronin ne Shqiperi, e qe udhehiqeshin nga Adem Jashari, Sali Çeku, Zahir Pajaziti, e shume te tjere.
Presidenti eshte dhenderr i Bacit Hysen, njeri nga ushtareket kryesor qe kishte stervitur Adem Jasharin me shoke. Ai ishte nga njerezit me fantastik qe kisha takuar. Tek flisnin per ate kohe, dhe per Bacin Hysen, Presidentit Begaj, po tregonte me krenari dhe emocione per celulat e para te lirise dhe pavaresise te Kosoves.
Presidenti me foli me pasion te madh per angazhimin e tije te fuqishem ne çdo takim me nderkombetar, duke kerkuar njohje te reja. Gjithashtu nuk e la pa permendur marreveshjen e Ohrit, per te cilen lavdroi Kryeministrin Kurti.
Presidenti ishte shume i sigurte qe njohje te reja munde te vine nga nderkombetaret pas arritjes te kesaje marreveshje. Sipas Presidentit te Republikes te Shqiperise, degjueshmeria ndaje euroamerikaneve, eshte vendimtare per percaktimin e fatit te shqiptareve.
Duke zbritur shkalleve te presidences, po mendoja me vete: Kishim fat ne ne Kosove qe gjate luftes ne krye te vendit ishte Rexhep Mejdani. Tani, qe si komb po kalojme neper shume udhekryqe, jemi me fat qe President te Republikes e kemi Bajram Begajn.