Milan afër transferimit të yllit të Real Madrid, Zidane e aprovon largimin
Pasi morën lajmin e keq se nuk do të luajnë në Europa Ligë këtë sezon, Milan është rikthyer në merkato për të forcuar ekipin e saj për sezonin e ardhshëm në Serie A.
Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos është prioriteti numër një deri më tani.
Rossonerët mund të ofrojnë 40 milionë euro për spanjollin e talentuar, shkruan ‘La Republicca.
Lojtari dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Perez është tifoz i madh i mesfushorit por Zidane nuk e ka në planet e tij./Indeksonline/