75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / Gj. Sh

Milan apo Paris? Presidenti i Lille flet për të ardhmen e Sanches

Dy klube të mëdha evropiane, Milan dhe PSG, janë në bisedime për shërbimet e futbollistit Renato Sanches.

Por ende nuk dihet se në cilin klub do të luaj portugezi në vitin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Për Sanchesin ka folur edhe presidenti i Lille, Oliver Letáng.

”Renato Sanches do të largohet këtë verë. Do të jetë Parisi ose Milani, dy mundësi të mëdha dhe të mëdha për Renaton.

Ne ende nuk kemi marrëveshje të plotë me asnjë klub – do të jetë konfidenciale”, ka thënë Letáng./Indeksonline/