75 Mall Live Search
19:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Milan barazon shifrat ndaj Parmës, shënon Pulisic

Skuadra e Milanit ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Parmas e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi anësor, Christian Pulisic në minutën e 66’të, shkruan Indeksonline

Puli shënoi gol pas një asisti nga Rafa Leao për t’i barazuar shifrat.

Kujtojmë që skuadra vendase kishte shënuar golin e parë në këtë ndeshje qysh në minutën e 2’të më anë të Dennis Man./Indeksonline/