75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 13 Korrik 2025 / Gj. Sh

Milan bëhet me portier të ri

Skuadra e Milanit po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.

Pas transferimit të Samuele Riccit dhe marrëveshjes së arritur me Luka Modric, kuqezinjët kanë gati goditjen e radhës, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Milan ka arritur marrëveshje me portierin italian Pietro Terracciano.

35-vjeçari do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, por si portier rezervë, pasi Mike Maignan do të qendrojë dhe do të jetë titullar i padiskutueshem.

Terracciano në shtatë sezonet e fundit veshi fanellën e Fiorentinës./IndeksOnline/