75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / Gj. Sh

Milan bëhet me trajner të ri, arrin marrëveshje me Fonsecan

Paulo Fonseca edhe zyrtarisht nuk është trajner i Lille.

Klubi francez e ka njoftuar largimin e portugezit pas dy sezoneve, shkruan IndeksOnline.

Fonseca karrierën do ta vazhdoj në Itali, te skuadra e AC Milanit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano. Fonseca tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Paga e tij do të jetë 2.5 milion euro neto në sezon, duke shkuar mbi 3 milion euro në rast se aktivizohet opsioni për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/