75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 16 Korrik 2023 / Gj. Sh

Milan cakton testet mjekësore për Tijjani Reijnders

Futbollisti Tijjani Reijnders është një hap pran kalimit te skuadra e Milanit.

“Rosonerët’’ ditën e shtune kanë arritur marrëveshje me skuadrën e AZ Alkmar për transferimin e mesfushorit holandez, shkruan IndeksOnline.

Shuma e transferimit të 24 vjeçari është 20 milionë euro.

Sipas gazetarit Danele Longo, Reijnders do të arrijë në Itali të hënën përpara se t’i nënshtrohet testeve mjekësore të martën në mëngjes.

Ai do të nënshkruar kontratë pesë vjeçare e dhe do të fitojë 1.7 milionë euro neto në sezon./IndeksOnline/